Para pak ditësh preku mikrofonat të gjithë gazetarëve, basketbollisti diagnostikohet me koronavirus - Gazeta Express
string(98) "para-pak-ditesh-preku-mikrofonat-te-gjithe-gazetareve-basketbollisti-diagnostikohet-me-koronavirus"

Para pak ditësh preku mikrofonat të gjithë gazetarëve, basketbollisti diagnostikohet me koronavirus

Gazeta Express

12/03/2020 8:16

Basketbollisti i Utah Jazz, Rudy Gobert, ua kishte prekur mikrofonat të gjithë gazetarëve, duke u tallur për koronavirus. Vetëm pak ditë më vonë, ai u zbulua se është i infektuar me virusin Covid-19.

Rudy Gobert ishte duke bërë shaka se s’ka rrezik nga koronavirusi, kur filloi t’i prekë me dorë të gjithë mikrofonat dhe gjithçka mbi tavolinë, gjatë një konference për shtyp të NBA, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Disa ditë më vonë, ai u bë e ditur se është diagnostikuar me koronavirus.

Qendra, i cili është 27-vjeçar, ka qenë titullar në çdo ndeshje për Utah Jazz këtë sezon. Kjo bëri që NBA t’i suspendojë të gjitha ndeshjet për një kohë të pacaktuar.

Lajmi u bë i ditur para se të fillojë ndeshja e Utah Jazz kundër Oklahoma City Thunder.

Ndeshja ishte anuluar para se të mbahej dhe asnjë lojtar nuk ishte në palestër.

Liga NBA ka thënë se do të mblidhen më vonë për të shikuar cilat hapa duhet marrë lidhur me kontrollimin e pandemisë. /Gazeta Express/