Para Hagës protestuesit shfaqin foto të masakrave të kryera nga serbët - Gazeta Express
string(70) "para-hages-protestuesit-shfaqin-foto-te-masakrave-te-kryera-nga-serbet"

Para Hagës protestuesit shfaqin foto të masakrave të kryera nga serbët

Gazeta Express

15/07/2020 13:56

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të tretën ditë radhazi e ka filluar intervistimin e tij në Dhomat e Gjykatës Speciale në Hagë.

Një grumbull njerëzish, bashkatdhetarë nga vendet e BE’së sërish kanë qëndruar para Dhomave të Specializuara në mbështetje të presidentit.

Lexo Edhe:

Ata kanë kënduar dhe brohoritur emrin e Presidentit Thaçi në momentin e zbritjes nga vetura dhe hyrjen në objektin e Gjykatës Speciale.

Me fotografi në duar ku shihen shqiptarët e masakruar dhe pjesëtarë të policisë serbe, bashkatdhetarët tregojnë krimet që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit, shkruan lajmi.net.

“UÇK nuk ka kryer krime. UÇK e ka mbrojtur Kosovën nga kriminelët”, është mbishkrimi i fotografisë.