Ministria e Brendshme në Angli ka publikuar statistikat për arrestimet e bëra në stadiumet e futbollit, duke zbuluar një klub të ri të Premier League që tani mban titullin e padëshiruar si klubi me tifozët më problematikë.
Sjellja e tifozëve në stadiumet e Anglisë po përmirësohet gradualisht, sipas statistikave të reja, megjithatë një klub i Premier League ka kaluar të gjithë rivalët për numrin e arrestimeve.
West Ham kishte qenë klubi me më shumë arrestime vitin e kaluar, por ka përmirësuar ndjeshëm rekordin e tij këtë vit, me vetëm 77 arrestime krahasuar me 103 një vit më parë. Në total, arrestimet e lidhura me ndeshjet e futbollit në Angli dhe Uells kanë qenë 1932, që paraqet një ulje prej 11% krahasuar me vitin paraprak. Nga këto, shumica (1803) kanë ndodhur në ndeshjet e gjashtë ligave të para në Angli.
Megjithatë, disa klube kanë shënuar rritje, dhe një lider i ri ka kaluar West Ham për numrin e përgjithshëm të arrestimeve, me plot 121 arrestime gjatë vitit të fundit – 27 më shumë se klubi në vendin e dytë.
Në krye të listës janë Manchester United, të cilët kanë regjistruar 121 arrestime sipas Daily Mail, përfshirë 34 për trazira të dhunshme dhe trazira publike, ndërsa 27 arrestime lidhen me posedim të drogës së klasit A brenda stadiumit.
Pas United, vjen Manchester City me 94 arrestime, nga të cilat 43 për trazira publike dhe 15 për posedim të drogës së klasit A. West Ham pason me 77 arrestime, ku 28 lidhen me trazira publike. Chelsea renditet menjëherë pas tyre me 76 arrestime.
Klube të tjera me numër të lartë arrestimesh për posedim të drogës së klasit A janë:
Newcastle (24)
Liverpool (18)
Everton (14)
Leeds (13)
Ky është viti i parë që nga pandemia e Covid-19, kur tifozët nuk lejoheshin në stadiume, ku statistikat e arrestimeve kanë rënë nga viti në vit.
Në listën e përgjithshme për arrestime:
Aston Villa (71 arrestime)
Everton (56)
Liverpool (45)
Arsenal (42)
Klubi me më së paku arrestime në Premier League ishte Bournemouth me vetëm 7 arrestime, ndërsa rivalët Leeds dhe Millwall kishin shifra të ngjashme me 36 dhe 38 arrestime përkatësisht.
Arsenal shënoi rënien më të madhe me 43 arrestime më pak krahasuar me një vit më parë. Po ashtu, statistikat tregojnë se më shumë arrestime janë bërë për tifozët mysafirë sesa për ata vendas.
32% e arrestimeve ishin për trazira publike
22% për dhunë
22% për posedim të drogës së klasit A
Gjithashtu u konfirmua se për sezonin 2024/25, tifozët e West Ham kanë marrë numrin më të madh të ndalesave të reja nga stadiumet me 31 urdhra ndalimi, të ndjekur nga Chelsea (31) dhe Manchester United (28). /GazetaExpress/