string(112) "para-dy-ditesh-u-mor-ne-pyetje-peci-del-ne-seance-merret-me-mediat-100-shkrime-nese-i-lexon-99-jane-te-paverteta"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 11:30

Para dy ditësh u mor në pyetje, Peci del në seancë merret me mediat: 100 shkrime nëse i lexon, 99 janë të pavërteta

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 11:30

Sot para nisjes së seancës konstituive, ministri në detyrë Faton Peci u pyet rreth disa raportimeve se Albulena Haxhiu do të zëvendësohet nga Fatmir Limaj për postin e kryetarit të kuvendit.

“Ajo çka raportohet në media nuk e marr hiç as seriozisht as të vërtetë, e para edhe e dyta ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i zgjedhjes së kryetarit të kuvendit të jetë me votë të fshehtë”, tha ai.

Pas deklaratës së tij për mediat, ai u pyet nga gazetarët se cka po i pengon.

“Nuk fola për një çështje specifike, por në rast se i lexon 100 shkrime, prej tyre 99 janë të pavërteta, në momentin që thoni se është thënë ose është folë në media kjo për mu nuk do të thotë kurrgjë hiç”, tha ai.

Ndërsa sa i përket intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale, Peci ka thënë se është i hapur dhe bashkëpunues.

Ai u pyet nëse GUXO ka vota për Fatmir Limajn.

“Ne jemi partia GUXO dhe jemi në koalicion me VV’në, vendimet i marrim bashkarisht”, tha ai.

Përderisa po fliste në objektin e kuvendit hyri Albulena Haxhiu. Ai e përshëndeti Haxhiun duke i thënë “përshëndetje kryetare”. /GazetaExpress/