string(100) "para-2-muajsh-u-lincova-kur-thashe-se-duhet-te-ulemi-te-gjithe-limaj-skam-ftese-ende-nga-presidentja"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 10:28

“Para 2 muajsh u linçova kur thashë se duhet të ulemi të gjithë”, Limaj: S’kam ftesë ende nga Presidentja

Lajme

Gazeta Express

13/05/2025 10:28

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka përsëritur qëndrimin e tij për bisedime për krijimin e shumicës parlamentare nga e cila do të ndërtoheshin institucionet.

“Në politikë duhet të bisedohet, duhet të takohen, duhen njerëz përgjegjës që kanë marrë përgjegjësi dhe janë persona publikë e drejtojnë parti politike apo institucione. E kanë për obligim që përtej unit të tyre e atyre politikave të mëhallave primitive t’i ikin dhe të ulen e të bisedojnë. Zakonisht bisedohet me ata që ki dallime ose mospajtime, që të tentohet të gjendet një marrëveshje”.

Në Kosovë duhet të vihet deri te një shumicë parlamentare. Kjo është rruga e shëndetshme demokratike, s’ka rrugë tjetër.

“Ajo shumicë parlamentare identifikohet ose etablohet tani në përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sepse për çka quhet shumicë parlamentare. Ajo prej të cilës kanë me dalë institucionet prej saj, kryetari i Kuvendit dhe Qeveria dhe pastaj ajo shumicë parlamentare mbështet qeverisjen me ligjet e saj”.

Ai tha se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për takimet e thirrura për të dalë nga bllokada në Kuvend.

I pyetur nëse do t’i përgjigjej nëse do të merrte ftesë, Limaj tha se është “i pari” për bisedime, duke u ankuar për linçim kur ai kishte folur për takime.

“Jam i linçuar para dy muajve kur kam thënë se për tema nacionale duhet të ulemi të bisedohet me të gjithë dhe ju gjithmonë do ta keni një përgjigje pozitive”.

“Mbështes idenë ose mënyrën e qeverisjes të shumicës. Vetëm kështu mund të krijojmë institucione të përgjegjshme dhe stabile”.

Ai tha se kanë disa propozime nëse ftohen në takim.

“Kemi disa propozime. Duhet të dëgjojmë cili është qëllimi i ftesës së presidentes”./Express/