Paqueta drejt PSG-së - Gazeta Express
string(20) "paqueta-drejt-psg-se"

Gazeta Express

24/01/2020 17:11

Paqueta drejt PSG-së

Gazeta Express

24/01/2020 17:11

Mesfushori brazilian pritet të largohet nga Milani gjatë këtij muaji dhe të transferohet në Paris Saint-Germain

Lucas Paqueta dëshiron të largohet nga Milani, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori brazilian ka kërkuar të mos ftohet fare me ekipin për ndeshjen e së premtes ndaj Brescias.

Me këtë rast, mediat italiane janë të bindura se përfaqësuesi brazilian do të largohet nga Italia në ditët e fundit të janarit.

Futbollisti dëshiron t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, drejtorit sportiv të Paris Saint-Germainit, Leonardo.

“Rossoneri” nuk e shohin të mjaftueshme ofertën prej 20 milionë eurosh nga francezët dhe kërkojnë 10 milionë më shumë.

Opsioni më i mirë për të gjitha palët duket të jetë një shkëmbim të Paquetas me një lojtar të klubit francez, përfshirë këtu Paredes, Herrera apo Draxler. /Gazeta Express/