Një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara nga Indonezia u vra gjatë natës në jug të Libanit, duke u bërë viktima e parë e UNIFIL-it në luftën e re mes Izraelit dhe grupit Hezbollah, që shpërtheu më 2 mars. Sulmet izraelite gjatë fundjavës lanë pas vetes një bilanc të rëndë viktimash, përfshirë gazetarë dhe punonjës shëndetësorë libanezë, raporton Reuters.
Anëtar i UNIFIL-it u vra kur një projektil shpërtheu pranë pozicionit të tij në fshatin jugor Adchit al-Qusayr, ndërsa një tjetër koleg u plagos rëndë. Ministria e Jashtme e Indonezisë dënoi incidentin, duke theksuar se çdo dëm ndaj paqeruajtësve është i papranueshëm, dhe kërkoi menjëherë mbrojtjen e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se sulmet ndaj paqeruajtësve janë shkelje të rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe mund të përbëjnë krime lufte. Ai bëri thirrje për llogaridhënie dhe kërkoi nga të gjitha palët që të garantojnë sigurinë e personelit të OKB-së në terren.