Kombëtarja e Kosovës po luan ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji, derisa kanë përfunduar 45-minutat e parë të ndeshjes.
“Dardanët” po përballen me Ishujt Komore në “Fadil Vokrri”, shkruan “Gazeta Express”.
45-minutëshi i parë u mbyll me barazim, prej 1-1.
Mysafirët shënuan fillimisht me anë të Said Bakarit, në minutën e 12-të të ndeshjes.
Kosova e barazoi rezultatin në minutën e 19-të me anë të Albion Rrahmanit./GazetaExpress/
aaaaa