Tottenhami po i bën konak Arsenalit në “Tottenham Hotspur Stadium”, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë.
Pas 45 minutave të parë, rezultati është i barabartë në kryeqytetin anglez, me shifrat prej 1-1.
Fillimisht, golin i pari e gjeti Arsenali në minutën e 32-të, kur Eberechi Eze shënoi për 1-0.
Eze shënoi pas një depërtimi të Bukayo Sakas në 16-shin e Spurs, duke dërguar topin në portën e Guglielmo Vicarios me një goditje volej.
Mirëpo, gëzimi i Arsenalit zgjati vetëm dy minuta, pasi i menjëhershëm qe reagimi i Tottenhamit.
Pas një gabimi të Declan Rice në zonën e 16-shit, Randal Kolo Muani e shfrytëzoi maksimalisht, duke dërguar topin pas shpinës së David Rayas, me një goditje të bukur.
Kështu, pjesa e parë u mbyll baras, dhe ky rezultat nuk i konvenon asnjërës palë.
Arsenali me këtë rezultat mbetet i pari, por do ta ketë larg Cityn vetëm tri pikë, duke e luajtur një ndeshje më shumë se skuadra e Pep Guardiolës.
Ndërkohë, Tottenhami është i 16-ti në tabelë me 30 pikë, pesë më shumë se zona e rrezikshme që të dërgon në Championship./GazetaExpress/