Paqe në Londër, Solanke ‘shkëlqen’ në barazimin mes Tottenhamit dhe Cityt - Gazeta Express
string(70) "paqe-ne-londer-solanke-shkelqen-ne-barazimin-mes-tottenhamit-dhe-cityt"

Futboll

Gazeta Express

01/02/2026 19:29

Paqe në Londër, Solanke ‘shkëlqen’ në barazimin mes Tottenhamit dhe Cityt

Futboll

Gazeta Express

01/02/2026 19:29

Ëshë mbyllur me barazim ndeshja derbi e xhiros së 24-të në Premierligë, mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, e luajtur në Londër.

Pas pothuajse 100 minutave, dy skuadrat u ndanë në paqe, me rezultatin përfundimtar që mbeti 2-2.

Ishin mysafirët nga Manchesteri që e nisën më mirë ndeshjen, duke shënuar fillimisht me anë të Rayan Cherkit në minutën e 11-të, teksa në përfundim të pjesës së parë shënoi edhe blerja e janarit, Antoine Semenyo.

Pjesa e dytë, më pas ishte pothuajse e tëra e vendasve, të cilët qysh herët u nisën në aksion për t’u kthyer në lojë.

Dominic Solanke pranoi një top të mirë në zonën e rrezikshme të Cityt në minutën e 53-të dhe nga i cili erdhi autogoli i shënuar nga Marc Guehi.

Sulmuesi anglez doli në skenë prapë në minutën e 70-të, kur shënoi golin e barazimit për 2-2 me një goditje të jashtëzakonshme, që në zhargonin futbollistik njihet si “goditje akrepi”.

Me këtë pikë të marrë, Tottenhami i Thomas Frank kalon në pozitën e 14-të në tabelë, me 29 pikë të tubuara nga 24 ndeshje.

Ndërkohë, City mbetet gjashtë pikë mbrapa Arsenalit, me 47 pikë të grumbulluara./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement