‘Paqe’ në “Fadil Vokrri”, Prishtina e Dukagjini luajnë baras - Gazeta Express
string(55) "paqe-ne-fadil-vokrri-prishtina-e-dukagjini-luajne-baras"

Futboll

Gazeta Express

13/04/2026 17:00

‘Paqe’ në “Fadil Vokrri”, Prishtina e Dukagjini luajnë baras

Futboll

Gazeta Express

13/04/2026 17:00

Prishtina dhe Dukagjini janë ndarë në paqe në “Fadil Vokrri”.

Në kuadër të xhiros së 28-të, Prishtina i bëri konak Dukagjini në kryeqytet, me ndeshjen që u mbyll me shifra të barabarta.

Pas 96 minutave, ndeshja përfundoi me shifrat prej 1-1, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e parë në ndeshje e shënuan mysafirët, me anë të Altin Mërlakut, në minutën e 10-të të ndeshjes.

Megjithatë, gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi Prishtina barazoi vetëm një minutë më pas.

Ishte sulmuesi Mario Ilievski që shënoi për 1-1, në minutën e 11-të.

Me këtë barazim, Prishtina e Alban Dragushës shkon në kuotën e 43 pikëve, në vendin e tretë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt.

Ndërkohë, Dukagjini i Arsim Thaqit është i gjashti me 35 pikë, tri më shumë se pozita e barazhit dhe ajo që të çon në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement