Paqe në derbin e Londrës


Gazeta Express
21 Janar 2020 23:15

Barazim ka përfunduar derbi i Londrës në mes të Arsenalit dhe Chelsea. Dy skuadrat me më se shumti trofe në Londër janë ndarë me rezultat 2-2, në një ndeshje ku dominoi Chelsea por Arsenali arriti që të barazoi edhe pse pati më shumë se një orë një lojtar më pak në fushë

Derbi i xhiros së 24-të në Premier Ligën angleze në mes të Chelsea dhe Arsenalit ka përfunduar me barazim.

Ishte një ndeshje me plot aksione, sidomos nga skuadra e Chelsea pasi që Arsenali ishte për më shumë se një orë pa një lojtarë në fushë pasi që David Luiz u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në minutën e 28-të, Arsenali ishte më i mirë në fushë dhe kishte mundësi që edhe të shënonte, megjithatë Chelsea i kishte rastet më të mira.

Në minutën e 28-të ndodhi edhe kthesa pas një gabimi të mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi i cili nuk e ktheu topin si duhet te Leno. Abraham përfitoi nga rasti, mori topin kaloi Lenon por Luiz shkaktoi faul në Abraham duke u ndëshkuar me të kuq.

Nga pika e bardh u tregua i saktë Jerginho duke e kaluar në epërsi në minutën e 28 me të cilin rezultat përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Arsenali filloi të kthjellët edhe pse Chelsea e kërkon golin e dytë që do ti jepte siguri.

Por, pikërisht nga një goditje e tillë nga këndi përfitoi Martinelli që vrapon pothuajse 100 metra për të shënuar golin e barazimit në minutën e 63-të.

Chelsea rrit presionin dhe rikthehet në epërsi në minutën e 84-të me anë të Cesar Azpilicueta. Por, kur u mendua që Chelsea do ta fitojë këtë derbi në skenë doli i porsarikthyeri nga lëndimi Hector Bellerine duke barazuar rezultatin në minutën e 87-të.

Me këtë barazim Arsenali ka 30 pikë dhe është në vendin e 10-të, ndërkohë Chelsea gjendet në pozitën e katër me 40 pikë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart