Paqartësi për funksionimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale - Gazeta Express

Paqartësi për funksionimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Ballina

Gazeta Express

18/02/2020 11:19

Ish-ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi, nuk ka shkuar në punë pasi u shkarkua të premten në mëngjes, përcjell GazetaExpress.

Por për funksionimin e këtij institucioni, për momentin ka shumë paqartësi.  Kjo për shkak se Ligji për Qeveri, nuk ka parashikuar rrethana se si do të funksionojë ky dikaster, në rast të shkarkimit të ministrit teknik. Të kontaktuar nga Alsat në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale kanë hamendje dhe thonë se janë në kërkim të gjetjes së zgjidhjes.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale:

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është në procedurë për të autorizuar nënshkrues. Kur do të merret vendimi, në mënyrë plotësuese do t’ju njoftojmë”.

Për dallim nga dikasteri, i cili ka mbetur pa ministër teknik, nga Qeveria thonë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të udhëhiqet nga zëvendës ministri dhe ministrja plotësuese.

Qeveria:

“Deri në zgjedhje me ministrinë e punës dhe politikës sociale do të udhëheq zëvendës ministri dhe ministrja plotësues. Ndërsa prej pas zgjedhjeve deri në formimin e Qeverisë së re me Ministrinë e punës dhe politikës sociale do të udhëheqë zëvendës ministri”.

Megjithatë e paqartë është se a do të jenë të vlefshme vendimet që do të marrë zv/ministrja ashtu siç pohon Qeveria. Kjo pasi në Ligjin për Qeverinë thuhet se të gjitha vendimet gjatë Qeverisë teknike, përveç ministrit teknik, duhet të nënshkruhen edhe nga zv/ministri plotësues, ndërsa në rastin konkret ministër teknik nuk ka ndërsa nënshkrimet janë të lidhura.

Ligji për Qeveri, Neni 44- Alineja 8:

“Të gjitha aktet në kompetencë të nëpunësit udhëheqës duhet të jenë të nënshkruara edhe nga nëpunësi udhëheqës edhe nga zëvendës ministri plotësues i nëpunësit udhëheqës. Nëse akti është i nënshkruar vetëm nga njëri person llogaritet se i njëjti nuk është veprim juridik”.

Shkarkimi i Mizrahit ndërkohë ka përplasur sërish LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në.

Intencat ishin të qarta, që të pengohet funksionimi i ministrave teknik, të njëjtat probleme i k edhe ministri i brendshëm Naqe Çilev i cili është profesionist dhe nuk vjen në atë pozitë si lojtar partiak. Kështu që i pavlerë do të ishte propozimi i dikujt tjetër për shkak se e njëjta do të ndodhte siç ndodhi me Mizrahin”-tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

VMRO kishte mundësinë, bëri thirrje edhe kryeministri Oliver Spasovskin, në konferencë për shtyp i ftuam edhe si parti që të mos shfrytëzojnë si alibi se ja tani nuk mund të vendosin kontrolle në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, u dhamë hapësirë që të dorëzojnë propozim për ministre të punës dhe politikës sociale, e pamë se atë nuk e bënë”-pohoi Kostadin Kostadinov, LSDM.

Ministrja teknike Rashela Mizrahi u shkarkuar një ditë para shpërndarjes së Kuvendit me propozim të kryeministrit Oliver Spasovski, për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Prespës./GazetaExpress/

Besmir Lika