Faqja zyrtare e Juventusit në rrjete sociale e ka bërë edhe një postim të veçantë për futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.
Juventusi i ka uruar suksese yllit dardan, në përballjen e sontme, që Kosova e luan ndaj Sllovakisë, në kuadër të “play-offit” të Botërorit 2026.
“Paq fat, Edon. Kosova udhëton sonte për te Sllovakia, për gjysmëfinalen e ‘play-offit’ të Botërorit 2026”, shkruan faqja zyrtare e Juventusit.
Good luck, Edon! 💪
Kosovo travel to face Slovakia this evening in their 2026 World Cup Qualification semi-final 🇸🇰🆚🇽🇰 pic.twitter.com/E9CluJnueW— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki – Kosovë nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Bratisllavë.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani, në finale të “play-offit”.
Ndërkohë, Edon Zhegrova pritet që ta nis nga banka rezervë edhe për Kosovë, si në shumicën e kohës për Juventusin.
Ai iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në afatin kalimtar të verës së vitit 2025, për shumën e 15.5 milionë eurova nga Lille./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...