“Papagall, keni besu që me tre deputetë ju takon kryeparlamentari”, Përplasja Sherifi – Hoxha - Gazeta Express
string(87) "papagall-keni-besu-qe-me-tre-deputete-ju-takon-kryeparlamentari-perplasja-sherifi-hoxha"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 21:22

“Papagall, keni besu që me tre deputetë ju takon kryeparlamentari”, Përplasja Sherifi – Hoxha

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 21:22

Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate dhe analisti Dibran Hoxha janë përplasur në Pressing në T7, teksa po debatojnë për gatishmërinë e Limajt për bashkëpunim me Kurtin.

Sipas analistit Hoxha, Kurti nuk ia jep Limajt postin e kryeparlamentarit teksa ka vetëm tre deputetë.

Pjesë nga debati mes tyre:

Hoxha: Albin Kurti nuk ta jep kryeparlamentarin me tre deputetë, për këtë Nisma duhet me marrë mësim. Nesër bëhen zgjedhjet, ku mbetë Nisma? Kastat e vjetra politike duhet mos me vrapu pas pozitave

Sherifi, ndërhyn: Se tash është duke i përsëritë fjalët, duke shllajfitë

Hoxha: Po ski nevojë bre me jap cilësime

Sherifi: Po ta sqaroj se i bërë një mal akuzash

Hoxha: Qa të thash unë papagall a

Sherifi: Jo hala ma keq fole ti

Hoxha: Asnjë cilësim s’ta dhash, po të dhem që e kam të saktë

Sherifi: Nuk të thash je papagall, thash mua s’më bën papagall, nuk është e njëjta gjë.