Papa Leoni XIV thirrje Trump: Kërko rrugëdalje nga lufta dhe ndal dhunën në Lindjen e Mesme - Gazeta Express
string(90) "papa-leoni-xiv-thirrje-trump-kerko-rrugedalje-nga-lufta-dhe-ndal-dhunen-ne-lindjen-e-mesme"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 13:27

Papa Leoni XIV thirrje Trump: Kërko rrugëdalje nga lufta dhe ndal dhunën në Lindjen e Mesme

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 13:27

Papa Leoni XIV deklaroi se shpreson që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme dhe për të ulur nivelin e dhunës.

Duke folur për gazetarët teksa largohej nga rezidenca e tij në Castel Gandolfo drejt Vatikanit, Papa tha se kishte marrë sinjale se Trump dëshiron të përfundojë konfliktin.

“Shpresoj që ai po kërkon një rrugëdalje, një mënyrë për të ulur dhunën dhe bombardimet”, u shpreh Papa, duke theksuar se kjo do të ishte një kontribut i rëndësishëm për të zbutur urrejtjen që po rritet vazhdimisht në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje të gjithë liderëve botërorë që të rikthehen në tryezën e dialogut dhe të kërkojnë zgjidhje për konfliktet.

“Le të rikthehemi në dialog dhe të gjejmë zgjidhje për problemet”, tha Papa, duke nënvizuar se bota po përballet me vuajtje të mëdha dhe humbje jetësh, përfshirë edhe fëmijë të pafajshëm.

Në prag të Pashkëve, që ai do t’i festojë për herë të parë si Papë, Leo XIV theksoi se kjo periudhë duhet të jetë një kohë paqeje dhe reflektimi të thellë, por fatkeqësisht, sipas tij, dhuna dhe lufta vazhdojnë të dominojnë në shumë pjesë të botës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement