Papa Leo XIV do të mbajë sot Meshën e parë - Gazeta Express
string(42) "papa-leo-xiv-do-te-mbaje-sot-meshen-e-pare"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 10:19

Papa Leo XIV do të mbajë sot Meshën e parë

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 10:19

Përderisa ende nuk kanë kaluar 24 orë që kur tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistinë, duke treguar se ishte zgjedhur një papë i ri, Papa Leo XIV do të mbajë Meshën e tij të parë në orën 11:00.

Papa Leo XIV,  është amerikano-veriori i parë që është zgjedhur si udhëheqës i Kishës Katolike. Në fjalimin e tij të parë të mbajtur si Papë, ai foli në anglisht, spanjisht dhe italisht duke përçuar mesazh për “paqe dhe unitet”

Katolikët dhe liderë nga gjithë globi janë duke vazhduar të ndajnë urimet për papën e ri, përfshirë edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi zgjedhjen e tij si një “nder të madh”.

Nëse rikthehemi pak te emri që Papa ka zgjedhur, kjo ka shumë rëndësi…

Kardinali Robert Prevost ka zgjedhur emrin Leo XIV – dhe nëse je një Leo papnor, priresh të jesh një reformator në skajin progresiv të katolicizmit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Fakti që Prevost ka vendosur të bëhet Leo XIV do t’i bëjë katolikët të mendojnë menjëherë për Leon e fundit – Leo XIII – dhe enciklikën ose dokumentin e tij mësimor të vitit 1891, Rerum Novarum, i cili përshkruante të drejtat e punëtorëve për një pagë të drejtë, kushte të sigurta pune dhe të drejtat e punëtorëve për t’u bërë pjesë e sindikatave.

Nëse Papa Françesku ishte Papa i Popullit, atëherë Leo XIV duket se është gati të jetë Papa i Punëtorëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement