Papa Leo për luftën në Lindjen e Memse: Duart plot me gjak, BBC e interpreton si kritikë e Papës për ata që janë përfshirë në luftë - Gazeta Express
string(129) "papa-leo-per-luften-ne-lindjen-e-memse-duart-plot-me-gjak-bbc-e-interpreton-si-kritike-e-papes-per-ata-qe-jane-perfshire-ne-lufte"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 20:48

Papa Leo për luftën në Lindjen e Memse: Duart plot me gjak, BBC e interpreton si kritikë e Papës për ata që janë përfshirë në luftë

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 20:48

Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, Papa Leo XIV u është drejtuar njerëzve në Vatikan që po festojnë sot të Dielën e Palmave, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Papa thotë se Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe kanë “duart plot me gjak”, në atë që është interpretuar si një kritikë ndaj atyre të përfshirë në luftën SHBA-Izrael me Iranin.

“Ky është Zoti ynë: Jezusi, mbreti i paqes, që e refuzon luftën, të cilin askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën”, thotë Papa.

“Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato.”

Duke cituar një fragment nga Bibla, ai thotë: “‘Edhe pse bëni shumë lutje, unë nuk do t’ju dëgjoj: duart tuaja janë plot me gjak.'”

Advertisement
Advertisement
Advertisement