Papa Leo kritikon ata që e minimizojnë rrezikun e ndryshimeve klimatike - Gazeta Express
string(71) "papa-leo-kritikon-ata-qe-e-minimizojne-rrezikun-e-ndryshimeve-klimatike"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 23:01

Papa Leo kritikon ata që e minimizojnë rrezikun e ndryshimeve klimatike

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 23:01

Papa Leo XIV ka sulmuar ata që minimizojnë ndikimin “gjithnjë e më të dukshëm” të rritjes së temperaturave në deklaratën e tij të parë të madhe mbi ndryshimet klimatike, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Duke përsëritur fjalët e paraardhësit të tij, Papa Françeskut, Papa i ri i kritikoi ashpër kritikët që “tallen me ata që flasin për ngrohjen globale”.

Vërejtjet e Papës, në një fjalim në Castel Gondolfo pranë Romës, do të shihen si një kritikë e nënkuptuar ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili muajin e kaluar e quajti ndryshimin klimatik një “mashtrim”.

Papa Leo bëri thirrje gjithashtu për veprime më të mëdha nga qytetarët në të gjithë botën mbi ndryshimet klimatike, duke thënë se nuk kishte vend për indiferencë ose dorëheqje.