Papa Leo XIV është shpallur si një mbështetës i skuadrës italiane të Serie A, Roma, nga miku dhe kolegu i tij Giuseppe Pagano, Prior i komunitetit augustinian të Santo Spiritos në Firence, i cili zbuloi se kreu i ri i Kishës Katolike ndau një shaka për Fiorentinën pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
Papa Leo XIV, i shpallur kreu i ri i Kishës Katolike të enjten, thuhet se është një “tifoz i madh” i ekipit të Claudio Ranierit dhe një dashamirës i sportit në përgjithësi.
Duke folur për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, Giuseppe Pagano, i cili ka studiuar dhe ka punuar për vite me radhë krah Papa Leo XIV, tha: “Është i interesuar për shumë gjëra, ka shumë hobi”.
“Ai e do makinën e tij, mund të voziste për orë të tëra. E do sportin. Sa i përket futbollit, është një tifoz i madh i Romës,” zbuloi Pagano.
Ai vazhdoi duke shpjeguar se Papa i ri madje ndau një shaka pas vdekjes së paraardhësit të tij, duke pretenduar se fitorja e fundit 1-0 ndaj Fiorentinës ishte mrekullia e parë e Papa Françeskut pas vdekjes.
“E dëgjova pas ndeshjes Roma-Fiorentina. Më tha me shaka: ‘Fitorja e Romës është mrekullia e parë e Papa Françeskut pas vdekjes’”. /GazetaExpress/