Papa Françesku: Lufta e Ukrainës largon vëmendjen nga uria - Gazeta Express
string(57) "papa-francesku-lufta-e-ukraines-largon-vemendjen-nga-uria"

Papa Françesku: Lufta e Ukrainës largon vëmendjen nga uria

Lajme

Gazeta Express

14/08/2022 19:07

Papa Françesku ka thënë se lufta në Ukrainë tërhoqi vëmendjen nga problemi i urisë në botë dhe bëri thirrje për ndihmë urgjente ushqimore për të shmangur urinë e afërt në Somali.

“Njerëzit e këtij rajoni, të cilët tashmë jetojnë në kushte shumë të pasigurta, tani janë në rrezik vdekjeprurës për shkak të thatësirës,” tha ai në fjalimin e tij javor në Sheshin e Shën Pjetrit, duke iu referuar Bririt të Afrikës, raporton Al Jazeera, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë tha këtë muaj se mund të shpallë zyrtarisht urinë në tetë rajone të Somalisë muajin e ardhshëm nëse bagëtitë vazhdojnë të ngordhin, çmimet e mallrave kryesore rriten më tej dhe ndihma humanitare nuk arrin të arrijë më të rrezikuarit. /Express