Papa Françesku ka shpërthyer në lot teksa përmendi Ukrainën në lutjet publike në qendër të Romës - Gazeta Express
string(96) "papa-francesku-ka-shperthyer-ne-lot-teksa-permendi-ukrainen-ne-lutjet-publike-ne-qender-te-romes"

Papa Françesku ka shpërthyer në lot teksa përmendi Ukrainën në lutjet publike në qendër të Romës

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 7:45

Papa Françesku ka shpërthyer në lot të enjten teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje tradicionale në qendër të Romës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëri i Papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.

Lexo Edhe:

Por edhe kur i rifilloi lutjet, zëri i tij po “dridhej”.

Turma, përfshirë kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri, i cili ishte pranë Papës, duartrokitën kur e kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.

“… edhe një herë më duhet t’ju sjell lutjet e fëmijëve, të pleqve, të baballarëve dhe nënave, të të rinjve të asaj toke martire, që po vuan shumë”.

Siç vënë në pah mediat, që kur Rusia filloi agresionin në shkurt, Françesku e ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij publike dhe është bërë gjithnjë e më kritik ndaj Moskës.