Panucci, afër ta rinisë karrierën si trajner pas shkarkimit nga Shqipëria - Gazeta Express
string(72) "panucci-afer-ta-rinise-karrieren-si-trajner-pas-shkarkimit-nga-shqiperia"

Panucci, afër ta rinisë karrierën si trajner pas shkarkimit nga Shqipëria

Gazeta Express

27/05/2020 13:19

Pas aventurës të fundit në stolin e Shqipërisë, prej nga u shkarkua për rezultate të dobëta, pas më shumë se një viti pushim, Christian Panucci mund të kthehet si trajner. Tashmë në ndonjë klub. Standard Liege, në fakt, është duke punuar për ta ulur në stolin e vet ish-lojtarin e Milanit, Romës dhe Real Madridit.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, klubi belg e vlerëson profilin ndërkombëtar dhe personalitetin e fortë të Panucci, i cili e mbylli aventurën e tij shqiptare para kohe.

Lexo Edhe:

Në CV e tij si trajner janë edhe eksperiencat me Livorno dhe Ternana. Tani, rasti i ri për të trajnuar i ka dalë në Belgjikë, ku kampionati aktual është “dekretuar” i mbyllur. Standard Liege do të jetë në gjendje të luajë në raundin e dytë kualifikues të “Europa League”.

Te kjo skuadër belge, Panucci do të stërviste shumë njohës të vjetër të futbollit italian: ish-lojtarin e Barit dhe Torinos, Gillet, vëllain e Milinkovic-Savic, ish-lojtarin zikaltër, Vanheusden, ish e Cagliari, Miangue, ish e Chievo, Bastien, ish e Genova, Lestienne dhe ish e Cagliari, Cop.

Standard Liege do të mbështetet te trajneri italian për t’u rikthyer sërish i madh dhe për të kërkuar një titull kampion, që i mungon nga viti 2009. Pra, janë shumë vite të pasuksesshme për një klub të aftë të fitonte 10 kampionate kombëtare. /Telesport/