Paniku në Kinë vazhdon të ekzistojë, shikoni çfarë ndodh pas lajmit për bllokim të Shangait - Gazeta Express
string(90) "paniku-ne-kine-vazhdon-te-ekzistoje-shikoni-cfare-ndodh-pas-lajmit-per-bllokim-te-shangait"

Paniku në Kinë vazhdon të ekzistojë, shikoni çfarë ndodh pas lajmit për bllokim të Shangait

Lajme

Gazeta Express

16/08/2022 23:47

Paniku mbizotëroi në një dyqan i zinxhirit Ikea në Shangai të shtunën kur klientët u informuan se autoritetet shëndetësore të qytetit kishin urdhëruar një bllokim të menjëhershëm pasi aty u zbulua një rast të COVID.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë klientët e tmerruar që vrapojnë drejt daljeve, duke bërtitur dhe shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë nga ndërtesa para se të mbyllen dyert.

Lexo Edhe:

Madje, disa prej tyre janë futur në telashe edhe me personat e sigurisë, për të arritur të “shpëtojnë”, ndërsa disa informacione thonë se të “ngujuarit” janë dërguar në dhoma karantine.

Në një konferencë shtypi të dielën, Zhao Dandan, zëvendësdrejtor i Komisionit Shëndetësor të Shangait, tha për incidentin se “dyqani dhe zona e prekur” do të viheshin nën vëzhgim “qark të mbyllur” për dy ditë. Njerëzit e gjetur brenda hapësirë duhet të kalojnë dy ditë në karantinë dhe pesë ditë nën mbikëqyrje shëndetësore”.

Të hënën, autoritetet shëndetësore të qytetit raportuan gjashtë raste COVID në Shangai, pesë prej të cilave ishin asimptomatike.