Yjet e Newcastle United, Bruno Gimaraes dhe Joelington e kanë përjetuar një tmerr të vërtetë në tentativën e tyre për t’iu bashkuar përfaqësueses së Brazilit në turneun që po zhvillon në Korenë e Jugut.
Ata priteshin të mbërrinin të martën në Seul ku gjendej pjesa tjetër e ekipit, por udhëtimi i tyre nga Anglia nuk ka shkuar siç e mendonin për shkak të një peripecie të pazakontë.
Në mes të udhëtimit, një xham dritareje i thyer bëri që pilotët të kthenin avionin dhe të përfundonin në Amsterdam, pas rreth 12 orëve udhëtim për të dy lojtarët.
Sipas informacioneve në shtypin brazilian, të dy lojtarët janë detyruar të planifikojnë udhëtojnë të ndarë me linja të tjera, duke shpresuar që të mbërrijnë në Seul këtë të mërkurë në darkë.
Gimaraes pritet të mbërrijë i pari falë një udhëtimi tranzit në një shtet tjetër europian, ndërsa Joelington do të jetë i dyti pasi do ta presë një udhëtim direkt nga Amsterdami.
Të dy do të kalojnë më shumë kohë në fluturime se sa duke u përgatitur me ekipin.
Kjo, pasi Brazili e luan një miqësore me Korenë e Jugut të premten dhe pastaj udhëton për në Japoni, ku luan miqësore të martën, përcjell Panorama.
Më pas, të dy lojtarët i pret një kthim me një udhëtim prej 5768 miljesh nga vendi i largët aziatik, për t’iu bashkuar klubit të tyre në Angli.