Panik në skenë, këngëtari grek Notis Sfakianakis bie pa ndjenja në mes të koncertit - Gazeta Express
string(82) "panik-ne-skene-kengetari-grek-notis-sfakianakis-bie-pa-ndjenja-ne-mes-te-koncertit"

Panik në skenë, këngëtari grek Notis Sfakianakis bie pa ndjenja në mes të koncertit

Gazeta Express

23/02/2020 12:52

 Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka trembur të gjithë fansat pasi ka humbur ndjenjat në skenë teksa po performonte.

Teksa këndonte, Notis është shembur në tokë dhe me urgjencë është rrethuar nga stafi i lokalit, të cilët e kanë ngritur dhe kanë nisur që ta largojnë nga skena.

Lexo Edhe:

Mësohet se këngëtari nuk kishte asnjë serioze dhe se sonte do të rikthehet sërish në skenë. Sa i përket rrëzimit, ai ia atribuoi problemeve që ka pasur kohët e fundit me stomakun

Notis Sfakianakis është shumë i njohur edhe në Shqipëri me këngët e tij, ku disa vite më parë mbajti edhe një koncert në Pallatin e Kongreseve, i cili u diskutua shumë për çmimin e biletave.