Panik në Oslo, 19-vjeçari qëllon me armë zjarri brenda një qendre tregtare - Gazeta Express
string(73) "panik-ne-oslo-19-vjecari-qellon-me-arme-zjarri-brenda-nje-qendre-tregtare"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 18:35

Panik në Oslo, 19-vjeçari qëllon me armë zjarri brenda një qendre tregtare

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 18:35

Një incident i rëndë ndodhi në kompleksin tregtar Storo Storsenter në Oslo, ku një 19-vjeçar u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri brenda ambienteve të qendrës.

Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.

Sipas policisë norvegjeze, operacioni nisi pas një telefonate ku një burrë njoftonte se ndodhej në qendër i armatosur. Ndërsa patrullat po i afroheshin vendngjarjes, shërbimet emergjente morën disa raportime për një të shtënë.

Forcat policore ndërhynë me shpejtësi, identifikuan dhe vunë në pranga 19-vjeçarin. Gjatë kontrollit u sekuestrua arma e përdorur — një pushkë gjuetie — me të cilën ai kishte qëlluar në tavanin e hapësirës së përbashkët në katin e dytë.

Qendra tregtare u evakuua për arsye sigurie dhe më pas u rihap pasi u konsiderua e sigurt./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement