Pandemia, Greqia shton masat në kufi, testi i detyrueshëm - Gazeta Express
string(55) "pandemia-greqia-shton-masat-ne-kufi-testi-i-detyrueshem"

Gazeta Express

11/08/2020 9:15

Pandemia, Greqia shton masat në kufi, testi i detyrueshëm

Gazeta Express

11/08/2020 9:15

Pas mbylljes së kufijve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit për të gjithë udhëtarët, Greqia ka vendosur të shtojë masat kufizuese.

Autoritetet e vendit fqinj kanë vendosur që nga data 17 gusht të lejojnë hyrjen nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës të vetëm 750 personave. Gjithashtu të gjithë ata që duan të kalojnë në Greqi duhet kenë kryer testin molekular për Covid-19 jo më larg se 72 orë dhe duhet të kenë rezultuar negativë.

Lexo Edhe:

Masat më të fundit të autoriteteve greke të ndërmarra të hënën pritet të reduktojnë ndjeshëm tendencën e shqiptarëve për t`u kthyer nga Greqia për pushimet verore në Shqipëri.