Pandemia fut në krizë turizmin në Vlorë, gjysma e hoteleve bosh gjatë javës - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2020 16:45

Pandemia fut në krizë turizmin në Vlorë, gjysma e hoteleve bosh gjatë javës

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2020 16:45

Pandemi dhe turizëm, do të thotë edhe një sezon i vështirë për operatorët turistikë në Vlorë të cilët çdo ditë po përballen me humbje në financat e tyre. Edhe pse muaji korrik është në ditën e fundit të tij , ky muaj nuk ka dhënë pritshmëritë e tij. Për operatorët turistik të qytetit të Vlorës vetëm 30 % e hoteleve kanë funksionuar përgjatë javës, ndërsa janë fundjavat ato qe përmirësojnë situatën. Operatorët turistike flasin për anulime të prenotimeve nga turistët vendas, ndërkohë që më të sigurt ndjehen të huajt.

Jemi nga Bjellorusia Vijme per here te pare ne Vlore.Pse na pelqen Vlora. Sepse ketu ka det qe mua pelqen shume, eshte nje vend i mire dhe gjithcka ketu eshte shume mire. Do te jemi ketu ne Vlore 7 dite.Na pelqen natyra, deti, malet”.

Eshte hera e dyte qe jam ne Shqiperi. Eshte nje vend i bukur me male ,dete e lumenj. Kam qene ne Sarande heren e pare. Ne Vlore vij per here te pare dhe me pelqen. Deti eshte me i miri.Ne hotel sillen shume mire me ne ,jane njerez te mire por te flasesh rusisht me ata eshte e veshtire. Per here te pare po flasim bashke rusisht”.

Jam nga Ukraina.Vij per here te pare ne Vlore .Me pelqen shume ky det edhe kur ka dallge te medha .Ne hotel ka nje kuzhine shume te mire. Njerezit ne hotel jane gati te na ndihmojne ne cdo kohe. E kemi pare pak qytetin dhe duket i bukur .Cdo gje qe na sheh syri eshte shume bukur dhe une do vij perseri”.

“Na pelqen jo vetem Vlora por edhe Dhermiu ku ne kemi qene. Kemi dale edhe shetitje ne qytet edhe pse jo shume dhe ia kaluam shume mire. Kemi vizituar kafene, kemi bere pazar. Si jane njerezit ? -Ne jemi ne hotel dhe njerezit kujdesen shume per ne”.

“Ju intereson historia e qytetit te Vlores ?…Eshte nje vend i vecante por nuk jemi treguar aktive ne kete drejtim”.