Pandemia dëmtoi Autoshkollat, ankohen pronarët - Gazeta Express
string(45) "pandemia-demtoi-autoshkollat-ankohen-pronaret"

Pandemia dëmtoi Autoshkollat, ankohen pronarët

Gazeta Express

24/05/2020 23:06

Poligoni ka dy muaj që mbeti i zbrazët. E ata që ushtrojnë biznesin e autoshkollave, mbetën të ngujuar në shtëpi.

Njëjtë ndodhi edhe me kandidatët që shpresuan se së shpejti do të bëhen me patentë shofer.

Lexo Edhe:

Për shkak të pandemisë, Qeveria kishte morri vendim që këto procedura të .

E pezullimi i punës për dy muaj solli humbje të mëdha  për këtë sektor.

Kryetari  i  Federatës së Autshkollave Xhemshit Cakolli, thotë se ata u detyruan të paguajnë poligonin, ani pse kanë ndalur punën.

Me fazën e dytë të lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, u morr vendim që të fillojë punën edhe trafiku ndërurban.

Porr një vendim të tillë nuk pati për biznesin e atushkollave.

Sipas Cakollit, atyre nuk i’u lejua të kryejnë as pjesën teorike online.

Por, edhe pas pandemisë, Cakolli thotë se do të jetë e vështirë ta vazhdojnë punën me kandidatë. 

Kjo për shkak të mungesës së ekzaminerëve.

Ai thotë  se me këtë problem ata janë përballur edhe më herët.

E për gjithë këto probleme, që  po hasin biznesi i AutoShkollave, T7 ka provuar të marr një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, për 4 ditë radhazi.

Por, këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje .

400 Autoshkolla në Kosovë tash e dy muaj nuk kanë operuar me punën e tyre për aftësimin e kandidatëve për patentë-shofer në kategori të ndryshme.