Pandemia Covid-19 ka rritur edhe numrin e viktimave nga mbidoza - Gazeta Express
string(63) "pandemia-covid-19-ka-rritur-edhe-numrin-e-viktimave-nga-mbidoza"

Gazeta Express

15/10/2020 13:20

Pandemia Covid-19 ka rritur edhe numrin e viktimave nga mbidoza

Gazeta Express

15/10/2020 13:20

Vdekjet nga mbidoza e drogës janë rritur me gati 10% gjatë vitit të fundit, ka raportuar Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC).

Të dhënat aktuale tregojnë se një total prej 37 shtetesh në ShBA, kanë raportuar një rritje të viktimave nga ky shkak.

Lexo Edhe:

Opioidet, përfshirë substanca sintetike siç është fentanili ishin fajtori kryesor, që shkaktoi më shumë vdekje gjatë vitit 2020. Ekspertët thonë se kriza e përdorimit të subtancave narkotike është përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit, pasiqë shumë njerëz I drejtohet barnave për të përballuar humbjet e vendeve të punës dhe vdekjet e familjarëve të tyre.

Raporti nga Qendra Kombëtare e Statistikave të Shëndetit nga CDC, tregon se vitin e kaluar për periudhën 12- mujore u raportuan gjithsen 67.724 vdekje nga mbidoza, në krahasim me periudhën 10-mujore të vitit 2020 që janë regjistruar 73.860 vdekje. Ky ndryshim shifror është ekuivalent me 9.05 përqind rritje nga viti I kaluar.

Në bazë të raporteve, shumica e rasteve ishin si shkak I përdorimit të heroinës, opioideve natyrore dhe metadonit. Sipas ekspertëve, burimi kryesor I këtyre substancave sintetike është Kina, e cilat I shet ato drejpërdrejt në ShBA ose përmes Meksikës.

Ekspertët janë shprehur shumë të shqetësuar në lidhje me këtë dukuri, dhe kanë bërë thirrje për të gjithë shtetet, që të zhvillojnë politika për të forta të kontrollimit të ilaçeve, sidomos në këtë kohë pandemie, ku është vërejtur një rritje e dukshme e abuzimit me substanca të tilla./Gazeta Express