Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor - Gazeta Express
string(54) "panairi-me-i-madh-ne-bote-i-librit-zhvillohet-ne-tetor"

Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor

Gazeta Express

27/05/2020 23:10

Panairi i Librit në Frankfurt, panairi më i madh në botë për libra, do të zhvillohet në tetor pavarësisht pandemisë së koronavirusit, vendosi sot Bordi Mbikëqyrës i panairit.

“Këtë vit është më e rëndësishme se kurrë që të zhvillohet Panairi i Librit në Frankfurt”, tha drejtori, Juergen Boos.

Lexo Edhe:

Panairi i Librit i Frankfurtit daton që nga viti 1949.

Në vitet e mëparshme, më shumë se 300 000 vizitorë mblidheshin në Frankfurt për të parë rreth 7 500 ekspozues nga më shumë se 100 vende.

Organizatorët e panairit thanë se janë në diskutime se si do të garantohet siguria e vizitorëve, ekspozuesve dhe punonjësve.