Panairi i Librit këtë vit nën moton ‘Përgjigjja është libri” - Gazeta Express
string(58) "panairi-i-librit-kete-vit-nen-moton-pergjigjja-eshte-libri"

Panairi i Librit këtë vit nën moton ‘Përgjigjja është libri”

Arte

Gazeta Express

23/05/2024 14:27

Me moton “Përgjigjja është libri” vjen edicioni i 24-t i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e vyer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor në orën 12:00. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 9 qershor në orën 19:00.

Lexo Edhe:

Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 24-t të librit janë:

– 300-vjetori i lindjes së Jul Varibobës

– 100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit

– 100-vjetori i lindjes së Jup Kastratit

– 100-vjetori i vdekjes së Franz Kafkas

Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:

– I ftuari i nderit shkrimtari francez Éric Faye, fitues i Çmimit të Madh për roman të Akademisë Franceze dhe i Çmimit Deux-Margots

– Botimi dhe promovimi i vëllimit testament të Rexhep Qosjes, po ashtu i ftuar i nderit

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.