Pamjet nga vendi tek Rruga B në Prishtinë ku ndodhi tragjedia e sotme
Lajme
Gazeta Express
09/05/2025 17:40
Në rrugën B në Prishtinë pasditen e së premtes ka ndodhur një tragjedi. Një 34 vjeçar dyshohet se ka therur veten për vdekje, ndërkohë që paraprakisht kishte lënduar të dashurën e tij me thikë.
Policia ka konfirmuar se pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes me mjekët emergjent kanë konfirmuar vdekjen e 34 vjeçarit, ndërkohë që 30 vjeçarja është dërguar për trajtim në QKUK.