“Pamjet nga Gaza janë të papërballueshme. Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për një rrjedhë të lirë, të sigurt dhe të shpejtë të ndihmës humanitare. Dhe për respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe atij humanitar. Civilët në Gaza kanë vuajtur tepër, për një kohë shumë të gjatë. Kjo duhet të ndalojë tani. Izraeli duhet të përmbushë zotimet e tij,” është shprehur presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen
Kujtojmë se është raportuar që në 24 orët e fundit të paktën 21 fëmijë kanë vdekur nga uria, ndërkohë që situata humanitare po përkeqësohet me shpejtësi.
Zyrtarët e OKB-së e përshkruajnë Gazën si një “ferr mbi tokë”, me spitalet që janë të mbingarkuara dhe mbi 1,000 njerëz që kanë humbur jetën që nga fundi i majit vetëm duke u përpjekur të sigurojnë ushqim.