Mbrëmë në lagjen Emshir të Prishtinës, një ndërtesë u përfshi nga një zjarr i madh që shkaktoi dëme të mëdha.
Lidhur me këtë, sot lexues të Gazetës Express kanë dërguar pamje nga droni, ku shihen edhe dëmet që u shkaktuan nga zjarri.
Për rastin në fjalë kanë reaguar edhe nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Ata kanë njoftuar se ekipet kanë punuar deri në orët e vona për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
“Reagim i shpejtë dhe profesional!Deri në orët e vona, ekipet tona emergjente ishin të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Kalabria”. Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve si dhe ekipeve të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, 24/7, janë në gatishmëri për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.