Pamjet nga aksidenti i rëndë në Elbasan! Policia jep detajet - Gazeta Express
string(59) "pamjet-nga-aksidenti-i-rende-ne-elbasan-policia-jep-detajet"

Pamjet nga aksidenti i rëndë në Elbasan! Policia jep detajet

Gazeta Express

12/07/2020 19:26

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy makina u përplasën e për pasojë mbetën të lënduar dy persona.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e një parakalimi të gabuar, çka ka sjellë një përplasje të fortë të makinave, ashtu siç tregohet në pamjet e mëposhtme.

Lexo Edhe:

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmë” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip “BMV “.