string(110) "pamjet-me-mbeturina-hoxha-rames-e-ke-bo-berllog-kryetar-e-ke-njollose-prishtinen-edhe-respektin-per-arkitektin"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 16:39

Pamjet me mbeturina, Hoxha – Ramës: E ke bo bërllog kryetar, e ke njollosë Prishtinën edhe respektin për arkitektin

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 16:39

Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me problemin e mbeturinave në Prishtinë, duke kritikuar kryetarin e qytetit Përparim Ramën, për të cilin ka thënë se Rama e ka ‘’bo bërllog’’, shkruan Gazeta Express.

Hoxha, në reagimin e saj ka thënë edhe se, prej Ramës pritet që të menaxhohet qyteti, të mirëmbahet ai dhe të zhvillohet.

Pos kësaj, deputetja e PDK-së ka vlerësuar se Rama e ka njollosë Prishtinën por edhe respektin për arkitektin,

Postimi:

Përparim Rama një gjë të thjeshtë nuk e ka kuptu në këto vite në qeverisje…

Ai nuk është arkitekti i qytetit.

Ai është kryetari prejt të cilit pritet të menaxhoj qytetin, të mirëmbajë qytetin, të zhvilloj qytetin dhe t’i zgjidhë problemet e qytetit.

Qyteti i Prishtinës nuk mund të trajtohet si fletë e bardhë mbi të cilën Rama vazhdon e vizaton andrra e ambicie personale.

Qyteti i Prishtinës është vendi ku andrra e përpjekje të qytetarëve të Kosovës kanë shënuar historitë e sukseset edhe në kohet më të vështira.

E ai, po i mbytë andrrat e qytetarëve në këtë qytet përditë.

E ke bo bërllog kryetar. BËRLLOG.

Jo veç qytetin e Prishtinës por e ke njollosë edhe respektin për arkitektin. /GazetaExpress