Pamjet, futbollistët sulmojnë gjyqtarin! Policia hyn në fushë me furgonë - Gazeta Express
string(70) "pamjet-futbollistet-sulmojne-gjyqtarin-policia-hyn-ne-fushe-me-furgone"

Pamjet, futbollistët sulmojnë gjyqtarin! Policia hyn në fushë me furgonë

Gazeta Express

12/07/2020 20:54

Duket e pamundur, që dhuna mos jetë prezent në Kategorinë e Dytë. Një incident i paprecedentë ka ndodhur në fundi te ndeshjes mes Albpetrolit dhe Maliqit e cila përfundoi në barazim 1-1. 

Një grup futbollistësh të ekipit vendas kanë sulmuar gjyqtarin e sfidës Erjon Bastari, si dhe disa prej futbollistëve të Maliqit. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit dhe atyre shqiponja, për të shmangur një ngjarje të rëndë.

Lexo Edhe:

Maliqi ne Patos logo

Menjëherë pas këtij incidenti, furgonat e policisë kanë hyrë në fushë, për të marrë në mbrojtje gjyqtarët dhe ekipin mik, që në fund është larguar nga dalja emergjente e stadiumit dhe jo nga dhomat e zhveshjes.

Policia logo

“Panorama Sport”, ka arritur të sigurojë foto dhe video ekskluzive nga ngjarja në Patos. “Na diskriminuan”, dëgjohet të thotë në sfond, mesfushori i Maliqit, Shkëlzen Take. Në pamje vërehen edhe forcat e shumta të policisë që shoqërojnë ekipin e Maliqit./panoramasport