Pamjet e aksidentit fatal me 1 të vdekur e 3 të lënduar, spitali nuk kishte energji elektrike - Gazeta Express
string(92) "pamjet-e-aksidentit-fatal-me-1-te-vdekur-e-3-te-lenduar-spitali-nuk-kishte-energji-elektrike"

Pamjet e aksidentit fatal me 1 të vdekur e 3 të lënduar, spitali nuk kishte energji elektrike

Gazeta Express

24/01/2020 20:04

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga aksidenti tragjik në Pishkash të Përrenjasit ku humbi jetën Ardian Vreto dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë.

Abcnews mëson se 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Përrenjasit por aty nuk kishte energji elektrike në momentin kur kanë shkuar të aksidentuarit.

Lexo Edhe:

Pasi nuk ka patur energji në Përrenjas, të katër të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancës për t’u nisur sërish në spital, por kësaj radhe në Librazhd.

Makina e Vretos u përplas me një familje që po shkonte për në jug-lindje të vendit me qëllim kalimin e fundjavës atje, kurse viktima po kthehej në shtëpi pas punës.

Gjendja e të lënduarëve është stabël.