Jake Paul e ka mposhtur legjendën dhe ish-kampionin e UFC-së, Tyron Woodley, në sprovën e parë të mirëfilltë që prej se u bë boksier.
Ylli amerikan i YouTube i shndërruar në boksier mbetet i pamposhtur pas katër luftërave profesionale në boks, raporton Gazeta Express.
24-vjeçari e mori një goditje të fortë me të djathtën nga Woodley, e cila e mbështeti atë për litarëve në vendlindjen e tij në Cleveland, por gjyqtari nuk e vlerësoi këtë si nokdaun.
This fight was so fcking rigged . Woodley easily could’ve knocked jake right here but he held back for no FUCKING REASON .#PaulWoodley
pic.twitter.com/7dTioe9Gwz— ????? ? (@SupahMariio) August 30, 2021
Paul fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve, pasi dy prej tyre i dhanë fitoren a tij, ndërsa i treti i dha fitoren ish-yllit të UFC-së.
Pas meçit, Paul e pranoi se Woodley bëri luftë më të fortë seç priste ai, por u nda i kënaqur me luftën që bëri vetë.
“Ai ka 20 vjet që bën boks dhe godet. Unë po e bëj këtë që tri vjet”, tha Paul.
“Ishte më vështirë seç prisja. Ai është kundërshtar i fortë. Ai ka dha një grusht të fortë tërë meçin”, shtoi ai.
Kundërshtari i radhës i Paul mund të jetë britaniku Tommy Fury. /Gazeta Express/
.@TWooodley tags Paul in round 4 ?#PaulWoodley pic.twitter.com/8j9Gnh9jJD
— SHOWTIME Boxing (@ShowtimeBoxing) August 30, 2021