Pamje: Tifozët serbë me thirrje nacionaliste dhe raciste “vritini shqiptarët” gjatë ndeshjes Borac – Besa - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

18/10/2021 14:25

Pamje: Tifozët serbë me thirrje nacionaliste dhe raciste “vritini shqiptarët” gjatë ndeshjes Borac – Besa

Sporte tjera

Gazeta Express

18/10/2021 14:25

Tifozët e klubit serb të Bosnjës, Borac, kanë bërë thirrje raciste dhe nacionaliste ndaj shqiptarëve, duke brohoritur në kor “vritini shqiptarët” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”, gjatë një ndeshjeje hendbolli kundër klubit kosovar Besa të dielën në Kupën Evropiane.

Besa pësoi disfatë 28:25 në takimin e parë të rrethi 1/32 të Kupës Evropiane ndaj Boracit në një ndeshje të prishur nga thirrje nacionaliste dhe raciste të serbëve të Bonjës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Borac është klub i qytetit Banjalluka në Republikën Serbe të Bosnjës.

Në videon e publikuar nga Besa, klubi i hendbollit nga Peja, tifozët e Boracit dëgjohen duke bërë thirrje “vritini shqiptarët” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.

Klubi serb i Bosnjës do ta vizitojë Pejën për ndeshjen e kthimit ndaj Besës javën e ardhshme.

Sipas klubit kosovar, koreve raciste dhe nacionaliste të tifozëve iu bashkëngjitën pas ndeshjes edhe lojtarët e klubit Borac.

“Të dielën zhvilluam ndeshjen e parë të rrethit të dytë në EHF Cup kundër Borcit të Banjallukës ku pësuam humbje me rezultat 28-25 . Për dallim nga viti i kaluar këtë herë pritja nga nikoqirët ishte në nivel!” thuhet në njoftimin e Besës.

Besa e akuzoi delegacionin e ndeshjes nga Sllovakia, një shtet që s’e njeh pavarësinë e Kosovës, se nuk ndërhy për ta ndërprerë ndeshjen pas thirrjeve raciste dhe nacionaliste.  

“Por me të filluar ndeshja nga tifozët vendas filluan brohoritjet dhe fyerjet nacionaliste/raciste që për qudi për delegatin dhe gjyqtarët sllovak ishte gjithçka në rregull ! “Kosova je Srbija” , “ Ubi ubi ubi shiptara” , “Kosovo je srce Srbije”, “Ubi hrvata da shiptar nema brata” , “Ubi , zakolji da shiptar ne postoji” , ishin vetëm disa nga “perlat” e tifozëve vendas!”

“U fyem nga e tërë palestra nga minuta e parë deri në fund por djelmoshat tanë treguan paraqitje të shkëlqyeshme e cila jep shpresë që në ndeshjen e kthimit do e arrijmë kualifikimin ! “Qershia mbi tortë” ishin lojtarët e Borcit të cilët pas përfundimit të ndeshjes iu bashkuan thirjeve nacionaliste! Shihemi të dielën në “ferrin e Karagaçit”.