Shpërthimet e para u dëgjuan në qetësinë para agimit të kryeqytetit ukrainas të Kievit. “The Guardian” shkruan se forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete të Ukrainës dhe zbarkuan trupa në bregun jugor të saj të enjten.
Të shtëna me armë zjarri gjithashtu u dëgjuan pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit, tha agjencia e lajmeve Interfax.
Banorët në qytetet e Ukrainës duket se po ikin pas sulmit ushtarak rus.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një adresim të para pak çasteve ka njoftuar se ka urdhëruar nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë.
Putin i është drejtuar qytetarëve në televizion, ku ka thënë se “nuk ka plane që ta okpuojë Ukrainën”, por se po bën një operacion “të specializuar ushtarak” dhe se “njerëzit do të zgjedhin lirshëm” se kush e udhëheq shtetin, transmeton Gazeta Express.