Pamje të rralla: Jo vetëm serbë, në Koshare u vranë edhe ushtarë rusë - Gazeta Express

Pamje të rralla: Jo vetëm serbë, në Koshare u vranë edhe ushtarë rusë

Lajme

Gazeta Express

09/04/2021 11:25

Sot bëhen 22 vite nga beteja më e lavdishme e UÇK-së.

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila arriti të hap kufirin Kosovë-Shqipëri.

Lexo Edhe:

Nga pamjet e atëhershme shihet se në betejën e Kosharës para 22 viteve, UÇK-ja kishte vrarë edhe një pjesëtarë i cili ishte mercenar rus i cili ju kishte bashkuar forcave jugosllave për spastrim etnik në Kosovë.

Naim Maloku në atë kohë komandanti i UÇK-së, kishte thënë para mediave të huaja, se UÇK tashmë ka dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se edhe armata ruse është infiltruar në luftën kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ushtarit të vrarë në Kosharë, i kishin gjetur dokumente që dëshmonin se ai është rus.