Janë publikuar pamje të reja nga përpjekja e policëve për arrestimin e Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga Policia në orët e para të së hënës.
Tre zyrtarë policorë janë përpjekur ta prangosin të riun, ndërsa në një moment ai shihet në gjunj, sipas në video të publikuar nga Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po “sulmonte automjete dhe kalimtarë”.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, iu ka thënë Gazetës Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Inspektorati Policor i Kosovës ka thënë se do ta “vlerësojë dhe hetojë” reagimin policor në këtë rast dhe se hetuesit e tyre “në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident “.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...