Ushtria jordaneze, siç raporton mediumi britanik “Sky News”, ka deklaruar se ka rrëzuar disa raketa dhe dronë iranian të cilët ishin futur brenda hapësirës ajrore të Jordanit.
Rrëzimi i tyre ishte bërë nga frika se të njëjtit mund të binin në territorin jordanez.
Irani ka lëshuar qindra raketa në drejtim të Izraelit si kundërpërgjigje ndaj sulmit të fundit./Express/