Pamje: Spalletti s’ia zgjat dorën homologut të vet, Spartaku e quan palaço - Gazeta Express
string(71) "pamje-spalletti-sia-zgjat-doren-homologut-te-vet-spartaku-e-quan-palaco"

Pamje: Spalletti s’ia zgjat dorën homologut të vet, Spartaku e quan palaço

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 13:26

Luciano Spalletti u shfaq mjaft i zhgënjyer në përfundim të ndeshjes Spartak i Moskës-Napoli, me italianët që u mposhtën dhe kanë vënë seriozisht në rrezik kalimin në fazën tjetër të Europa Leagues.

Tekniku italian refuzoi t’i japë dorën trajnerit të Spartakit, Rui Vitoria, teksa videoja bëri menjëherë xhiron e botës dhe nxiti edhe reagimin e klubit rus, që nuk u kursye dhe e quajti një palaço Spallettin.

Lexo Edhe:

“Nuk ia dhashë dorën trajnerit të Spartakut, pasi nuk më takoi në fillim. Përshëndetja bëhet para ndeshjes dhe jo në fund, kur ke fituar”, u justifikua Spalletti.

Nga ana tjetër tekniku i Spartakut tha se kishte shkuar të takojë Spallettin para ndeshjes, por italiani nuk ishte në pankinë.