Pamje skandaloze, gruaja shqiptare ‘instrukton’ të birin sesi të vjedhë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

05/12/2019 18:14

Pamje skandaloze, gruaja shqiptare ‘instrukton’ të birin sesi të vjedhë

Ballina

Gazeta Express

05/12/2019 18:14

Një ngjarje e paparecendentë ka ndodhur në Tiranë, para katër ditësh, e cila është regjistruar edhe në kamera.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet se si një grua mëson të birin të vjedhë celularin që një prej klientëve kishte harruar në tavolinën pas saj.

Ajo bën sikur flet në telefon, dhe kamerat e sigurisë së një lokali në zonën e Pazarit të Ri ë fokusojnë teksa e mëson djalin e mitur të kalojë në tavolinën pas dhe të vjedhë telefonin. I vogli ecën merr telefonin dhe e fut në xhep.

Më pas kthehet tek e ëma, e cila merr qeset në duar dhe vazhdon daljen nga lokali. Ngjarja në fjalë është denoncuar dhe po ndërmerren masat ligjore, ndërkohë identeti i gruas nuk dihet ende./burimi: Dosja.al