Një grabitje me armë zjarri pranë një dyqani bizhuterish ka ndodhur sot në mëngjes në qendrën e Kalesijës.
Si pasojë njëri nga grabitësit u vra, ndërsa, trupi u gjet pasi e hodhën nga automjeti.
Të shtënat ndodhën pranë dyqanit të argjendarisë “Baruçiq”, i cili ndodhet në rrugën ‘Patriotske Liga’.
Sipas Crne-Chronika, incidenti ndodhi gjatë një tentative grabitjeje, më pas edhe një shkëmbim zjarri midis grabitësve dhe oficerëve të policisë.
Si pasojë e këtyre të shtënave rruga në qendër të qytetit është bllokuar plotësisht, dhe një numër i madh i oficëreve të policisë janë në vendin e ngjarjes, duke siguruar zonën dhe duke kryer një hetim në vendngjarje.