Pamje shqetësuese nga Camp Nou: Miu kapet nga kamerat para ndeshjes në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(88) "pamje-shqetesuese-nga-camp-nou-miu-kapet-nga-kamerat-para-ndeshjes-ne-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

28/01/2026 18:31

Pamje shqetësuese nga Camp Nou: Miu kapet nga kamerat para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

28/01/2026 18:31

Barcelona ka qenë objekt i kritikave të shumta për rinovimin e “Camp Nou”, i cili është më shumë se një vit pas afatit dhe ende larg kryeveprës moderne që ishte premtuar. Para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj FC Copenhagen, pamje nga stadiumi katalanas kanë bërë xhiron e botës.

Teksa po përgatiteshin për ndeshjen kundër skuadrës daneze, ekipi i TNT Sports Mexico ishte i pranishëm në stadium për transmetimin para ndeshjes të martën në mbrëmje. Kamerat e tyre kapën një mi anash fushës në Camp Nou, duke lëvizur lirshëm nëpër stadium, pamje që janë kthyer në burim talljeje për tifozët e skuadrave rivale dhe një arsye shqetësimi për ata që pritet të ndjekin ndeshje në Camp Nou.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi tifozët e Barcelonës u lagën plotësisht nga një rrebesh i fuqishëm gjatë fitores 3-0 ndaj Real Oviedos të dielën. Presidenti Joan Laporta ishte mes shumë të pranishmëve që u goditën nga shiu dhe breshri, ndërsa çatia e stadiumit nuk pritet të vendoset më herët se sezoni i ardhshëm. Një numër gazetarësh publikuan gjithashtu imazhe të hapësirave të tyre të punës të përmbytura, me disa tavolina të pambuluara.

Pamjet e miut ngrenë shqetësime të tjera për standardet e higjienës në një ambient ku shërbehet ushqim, si dhe për kushtet e punës në stadium. Nuk është hera e parë që ngrihen shqetësime të tilla, pasi Konfederata Sindikale e Komisioneve të Punës (CCOO) ka protestuar më herët jashtë stadiumit, duke pretenduar përdorim të paligjshëm të punëtorëve migrantë nga kompanitë e ndërtimit të angazhuara në Camp Nou.

Nënkontraktori Extrem Works, i angazhuar nga kontraktori kryesor Limak, është gjobitur tashmë me 1 milion euro për parregullsi në dokumentacionin e punëtorëve. Më herët, janë ngritur gjithashtu shqetësime serioze edhe për sigurinë e disa punëtorëve në Camp Nou gjatë fazave të para të rinovimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement